Dasma e Mesit i kushton shtrenjtë Pikesë, humb 15 mijë dollarë në pak orë

Mediale Vip

Dasma e Mesit i kushton shtrenjtë Pikesë, humb 15 mijë dollarë në pak orë

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 16:58
Gerard Pique dhe Shakira

Gerard Pique ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave argjentinase, pas vizitës së tij në Rozario për të marrë pjesë në dasmën e shokut të skuadrës, Lionel Mesi. Bashkë me bashkëshorten e tij, këngëtaren kolumbiane Shakira, ai ka qenë një nga yjet e mbrëmjes ku Mesi i tha “po” Antonelës.

Por ajo që ka ndodhur një ditë më pas ka qenë po aq e veçantë për mbrojtësin e Barcelonës. Mediat argjentinase raportojnë se ai ka kaluar natën e mbrëmshme në një kazino, ku ka humbur brenda pak orësh një shumë prej 15 mijë dollarësh.

Duke llogaritur që Pique përfiton një rrogë prej rreth 450 mijë eurosh në muaj, ndoshta këto humbje do të kalohet pa shumë probleme. Po në rast “emergjence”, ai mund t’ia kërkojë ca para borxh bashkëshortes së tij, e cila sipas “Forbes” ka grumbulluar një pasuroi prej rreth 140 milionë dollarësh falë karrierës si këngëtare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat