Meda me grupin e tij timoni i estradës shqiptare

Mediale Vip

Meda me grupin e tij timoni i estradës shqiptare

 Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 4 korrik 2017 Në ora: 22:33
Meda dhe Dukagjini

Një artist që është e pamundur që zërin e tij të mos e dëgjosh kudo, apo klipet e tij të shihen cdo ditë. Një artist mjaft popullor, i cili nuk është vetëm më i miri në muzikë dhe më i sukseshmi por një baba dhe bashkëshort i mirë, dhe mbi të gjithna një njeri i mirë dhe shumë human. E kur themi këtë jo vetëm lexuesi e kupton se bëhet fjalë për Medën, por edhe e gjithë estrada shqiptare.

Thjeshtësia dhe përkushtimi i tij e bën Medën më të kërkuarin kudo ku ka shqiptarë në të katërt anët e botës, e ku i madh i vogël i këndojnë së bashku me të këngët e tij nga e para e deri tek më të rejat që sapo janë publikuar si: “Shihem Nihem” dhe “Shans nuk ki”.

Ai është i gjithanshëm kur bëhet fjalë për muzikë, nëse don një këngë të bukur për dashurinë e ke atë, e nëse pëlqen një këngë me tradita të poupullit shqiptar apo patriotike e ke sërish atë, apo qoftë edhe një këngë plot ritëm e atmosferë që i “djeg” dasmat apo mbrëmjet muzikore.

Por suksesin e tij ky artist e ka siguruar edhe falë zgjuarsië që ka treguar për të bashkëpunuar me njërëz të zotë e talente qoftë nga menaxhimet sidomos në Diasporë, e deri te grupi që ka disa vite që është gjithmonë me ta për të kënduar vetëm “live”, me grupin Dukagjini. E djemtë e talentuar si Besnik Berisha me origjinë nga Mitrovica që ka 3 vite që punon me Medën ia thotë me mjeshtëri violinës, e tjetri Beni apo sic e ka emrin e plotë Frrok Dodaj me origjinë nga Shqipëria është mjeshtër në saksofon, e duke qenë instrumentistët më të mirë të estradës shqiptare bashkëpunojmë me këngëtarin më të mirë sic është Meda duke qenë kudo më të angazhuarit e të kërkuarit kudo.

Për artistin dhe grupin nuk ka dallim apo muaj dhe sezone, pasi kudo janë të rezervuar e nëse një ditë më parë ke parë një poster të tyre në një pjesë të europës, nesër do ti shohësh ata duke kapur aivionin deri në Amerikën e largët, pasi duhet të themi se serioziteti dhe puna e tyre i bën ata të jenë timoni i estradës shqiptare.BS

Image
Meda
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat