‘Plagoset’ Jennifer Lopez, çfarë ka ndodhur me të?

Mediale Vip

‘Plagoset’ Jennifer Lopez, çfarë ka ndodhur me të?

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 22:43
Jennifer Lopez

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet e gjakosur dhe e rrethuar nga mjekë e infermierë duke i dhënë ndihmën e parë.

Në fakt, nuk ka asgjë serioze pasi bëhet fjalë për sezonin e ‘Shades of Blue’ ku artistja ka rolin e një dedektiveje dhe ky rast ishte skenë e serialit.

Duket se incidenti imagjinar ishte i madh pasi përfshiu disa anëtarë, ndër ta edhe Jose Perez. Ndërkohë, sipas disa fotografive vihet re se i dashuri i ri i JLo ka qëndruar pranë saj për ta mbështetur në këtë projekt të ri.

Xhirimet janë bërë në New York dhe pritet që shumë shpejt të transmetohet në televizion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat