Messi i madh edhe në dasëm, nuk pranoi zarfa nga mysafirët për këtë arsye

Mediale Vip

Messi i madh edhe në dasëm, nuk pranoi zarfa nga mysafirët për këtë arsye

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 11:35
Lionel Messi

Lionel Messi është treguar i madh edhe në datën ndoshta më të rëndësishme në jetën e tij. Në martesën që kishte mbrëmë, Leo Messi kishte një porosi për secilin mysafir në hyrje të hotelit. 

Një nga organizatorët e dasmës e kishte për detyrë që të këshillonte mysafirët që mos të lënë asnjë zarf me para. 

Leo Messi e kishte porositur një arkë bamirësie në të cilën të gjitha paratë e dedikuara për të duhet të jepeshin për fondacionin bamirës. 

Madje thuhet se shifra e grumbulluar ka kaluar shumën prej 500 mijë eurosh. 

Përveç parave Messi thuhet të ketë marrë dhurata edhe gurë të çmuar, pikturë, dhe rekuizita sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat