Katy Perry bën histori në Twitter – arrin 100 milionë ndjekës

Mediale Vip

Katy Perry bën histori në Twitter – arrin 100 milionë ndjekës

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:24
Katy Perry

Katy Perry ka arritur të bëhet përdoruesja e parë që arriti 100 milionë ndjekës në Twitter.

Këngëtarja la pas rivalen e saj të kamotshme Taylor Swift me 85.1 milionë ndjekës.

Bosët e Twitterit vendosën të nderojnë arritjen e këngëtares duke i krijuar një “emoji” personal, një zemër më “100M” të shkruar në të.

Ata gjithashtu i realizuan një video festive, që përmban një përmbledhje të disa prej cicërimave më të mira të Katy, me titull: “Urime @katyperry, e para që arrin 100 milionë ndjekës!”.

Këngëtarja iu përgjigj duke falënderuar gjigantin e teknologjisë duke thënë: “Faleminderit që gjithnjë më keni dhënë mundësi për të pasur një zë”.

Cicërima e saj e parë ka qenë më 21 shkurt të vitit 2009, ku thuhej: “Sapo hyra në Berlin, po ndjehem më mirë, faleminderit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat