Vedat Bajrami bëhet gati për ‘kryeministër’

Mediale Vip

Vedat Bajrami bëhet gati për ‘kryeministër’

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 16:51
Vedat Bajrami

Numrit të kandidatëve për kryeministër të Kosovës, iu shtua edhe një.

Nuk është as nga asnjë parti politike, por nga një grup humoristësh të famshëm.

Albin Kurtit të Vetëvendosjes, Avdullah Hotit të LDK-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së, po iu bashkëngjitet edhe Vedat Bajrami i Stupcave.

Në profilin e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi me kolegun e tij, Mensur Safçiun, ku shihet duke rregulluar mjekrën.

Por paralajmërimi i tij është “serioz”. Ai po bëhet gati për shef kabineti të vendit.

“Tu u bo gati për Kryeministër shihemi të Dielën”, ka shkruar Vedati, dhe ne vetëm mund të aludojmë se Stupcat po sjellin një episod të ri të serialit të tyre, ku ironizojnë si gjithmonë me politikën. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat