Kendrick Lamar dhuron makinë luksoze motrës për diplomim

Mediale Vip

Kendrick Lamar dhuron makinë luksoze motrës për diplomim

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 07:47
Kendrick Lamar

Kendrick Lamar është jashtëzakonisht krenar me motrën e tij. Për nder të diplomimit të saj nga shkolla e mesme, reperi ka dhuruar një makine të re Toyota Camry, raporton mediumi Rap-Up.

Lajmin e ka bërë të ditur motra e këngëtarit Kayla Duckworth, me një fotografi të veturës në llogarinë e saj të Instagram-it.

Mbishkrimi i fotografisë ishte, “Faleminderit vëlla i madh për dhuratën e diplomimit! <3 @kendricklamar (Toyota 2017)”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat