Kujt i ka hije më shumë, Melania Trump apo Mexhide Mjaku-Topallit?

Mediale Vip

Kujt i ka hije më shumë, Melania Trump apo Mexhide Mjaku-Topallit?

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 19:28
Mexhide Mjaku-Topalli dhe Melania Trump

Fushatat zgjedhore të partive politike kanë ndryshuar nga viti në vit, që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Sidomos këto të fundit janë dukur sikurse fushatat e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por jo vetëm kaq, tashmë po kopjohen edhe veshjet.

Është  Mexhide Mjaku-Topalli, kandidatja për deputete nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, ajo e cila ka kopjuar veshjen e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Mjaku-Topalli, është kujdesur që modelin e njëjtë me ngjyrë thuajse të ngjashme ta vesh në tubimin zgjedhor në Ferizaj, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidiatë të tjerë për deputetë ngë Ferizaj dhe vende të tjera.

Kandidatja për deputete edhe këpucët i ka mbathur thuajse të njëjta me Zonjën Trump, asaj i mungojnë vetëm dorëzat ndoshta pse aktivitetet politike janë zhvilluar në stinë të ndryshme.

Zonja Trump, kështu ishte veshur më 20 janar në ditën e inaugurimit të burrit të saj, Presidentit Donald Trump.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat