Rita Ora arrin në Tiranë, do ta "kallë" dasmën

Mediale Vip

Rita Ora arrin në Tiranë, do ta "kallë" dasmën

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 08:37
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora bashkë me familjen e saj ka arritur në Shqipëri.

Rita këtë udhëtim e ka realizuar për të qenë pjesëmarrëse në një dasëm familjare.

Dje, ajo solli imazhe që nga fillimi kur u nisën për në Tiranë bashkë me nënën, tezën, motrën si dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ndërsa, në orët e para të ditës së sotme ajo solli një imazh nga një hotel në Tiranë, ku edhe është vendosur.

Nuk dihet nëse pikë ndalimi do të jetë vetëm Shqipëria apo do të vije edhe në Kosovë. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat