Të gjithë po shqetësohen për Scott Disick

Mediale Vip

Të gjithë po shqetësohen për Scott Disick

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 15:19
Scott Disick

Kourtney Kardashian duket se është e shqetësuar për ish-të dashurin e saj Scott Disick, pas daljeve të tij me shumë femra në Kanë.

Nëse ju kujtohet, ai u pa më shumë femra brenda një jave, duke përfshirë Bella Thorne, ish të dashurën e tij Chloe Bartoli, Sofia Richie dhe më shumë.

“Kourtney është shumë e shqetësuar për Scott, ashtu siç janë miqtë e tij dhe gjithë familja Kardashian”, tha një burim për Us Weekly. “Ata janë me të vërtetë të shqetësuar për të. Ata nuk janë të zemëruar – vetëm të shqetësuar, sepse ai është duke kaluar nëpër diçka”.

“Fotografitë që kanë dalë, janë simptomatike të situatave që kanë pasur në të kaluarën me të, ku ai ka qenë në një periudhë vërtetë të keqe, mentalisht”, tha një tjetër burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat