Vëllai i Rihanna-s fillon të ndjekë modelen shqiptare

Mediale Vip

Vëllai i Rihanna-s fillon të ndjekë modelen shqiptare

Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:38
Rorrey Fenty, Rihanna dhe Oriola Marashi

Rorrey Fenty, vëllai i vogël i këngëtares së famshme Rihanna, ka ndjekur gjithashtu pasionin e tij për muzikën duke publikuar disa këngë të rrymës ‘R&B’ dhe Hip Hop. I njohur në muzikë me emrin e artit Gallest, ai po ndërton dita ditës karrierën për tu bërë një yll i muzikës si e motra. Rorrey, ose Gallest, aktiv në rrjetet sociale, i ka rënë së sy modelja shqiptare Oriola Marashi dhe ka nisur ta ndjekë atë në Instagram.

Kujtojmë që vetëm para pak ditësh u publikua kënga ‘Mama’ nga dy artistët e njohur botëror Jonas Blue dhe William Singe ku shqiptarja ishte protagonistja kryesore.

Përveçse modele, Oriola Marashi ka studiuar kanto kështu që nuk do të ishte çudi ta shihnim me ndonjë projekt muzikor ndërkombëtar me këto kontakte që po krijon.

Ditën e djeshme Jonas Blue komentoi në një foto të modeles ku shfaqte fundshpinën bashkë me modelen tjetër Elena Lika,(Lexo këtu) të shohim çdo të ndodhë tani që nisi ta ndjekë Rorrey Fenty, vëllai i Rihanna-s.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat