Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard morën pushim nga xhirimet për filmin “Jurassic World” për të vizituar një spital të fëmijëve gjatë kësaj jave.
Dy artistët u ndalën në spitalin e fëmijëve “Great Ormond Street” të martën në Londër, Angli.
Chris dhe Bryce patën rastin të takonin disa nga fëmijët, si dhe stafin e mrekullueshëm të spitalit.
“Bryce dhe unë patëm kënaqësinë të kalonim ca kohë me miken tonë të re Elle dhe me disa pacientë të tjerë të spitalit të fëmijë në Londër”, ka shkruar Chris në Instagram.