Neslihan Atagul, një nuse sipas traditave

Mediale Vip

Neslihan Atagul, një nuse sipas traditave

Më: 4 maj 2017 Në ora: 15:00
Kadir Dogulu dhe Nelihan Atagul

Mbrëmjen e djeshme, bashkëshorti i Nelihan Atagul, aktori Kadir Dogulu ka martuar të vëllain. Siç dihet në Turqi, një nga traditat e rëndësishme të ceremonisë së dasmës është Nata e Kënasë.

Mediat turke kanë fiksuar disa nga momentet kryesore ku Neslihan duket se i gjendet në krah kunatës së saj duke e ndihmuar me çdo gjë.

Çifti i aktorëve është shprehur se ky ka qenë një nga momentet më emocionuse për ta dhe herë pas herë gjatë mbrëmjes janë përlotur.

Image
Nata e Kënasë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat