Zayn Malik sulmohet në Twitter

Mediale Vip

Zayn Malik sulmohet në Twitter

Më: 1 maj 2017 Në ora: 23:55
Zayn Malik

Zayn Malik kërkoi nga 21.8 milionë ndjekësit e tij në Twitter që të dhurojnë para për shoqen e ngushtë të nënës së tij e cila po lufton me kancerin.

Zayn që besohet të ketë një pasuri prej 30 milionë funtesh, u sulmua nga fansat të cilët e pyetën se pse ai nuk i jep 120 mijë funte nga pasuria e tij për ta ndihmuar trajtimin e saj në Stamboll.

Ai e kishte publikuar fotografinë e saj në Twitter me mbishkrimin: “Kjo është shoqja e ngushtë e nënës sime. Ju lutem ndihmoni në çdo mënyrë të mundshme”.

Ndërkaq, fansat e tjerë i dolën krah duke insistuar se ai nuk duhet të detyrohet që ta paguajë faturën e trajtimit të Ayesha Butt, shoqes së nënës së vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat