Kënga Humble e Kendrick Lamar e para në Amerikë

Mediale Vip

Kënga Humble e Kendrick Lamar e para në Amerikë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 23:51
Kendrick Lamar

Kënga Humble e hip hop artistit Kendrick Lamar është kënga më e dëgjuar në Amerikë aktualisht, sipas Billboard.

Kjo këngë e lansuar para 3 javësh ka marrë më shumë se 100 milionë klikime në kanalin muzikor Youtube dhe është shndërruar në super hitin më të madh.

Shumë personazhe të famshme nga bota e artit kanë ndarë në rrjetet sociale video ku shihen duke e kënduar “Humble”.

Rikthimi i Kendrick Lamar me albumin “Damn”, ka ngjallur mijëra reagime pozitive duke u komentuar si albumi më i mirë aktualisht dhe pretendohet të jetë ndër sukseset më të mëdha të artistit.

Kendrick para disa ditësh ka publikuar edhe këngën “DNA”, që është pjesë e këtij albumi, e cila gjithashtu është tejet e pëlqyer dhe deri tash ka më shumë se 25 milion klikime në Youtube.

Sukseset e reperit janë parë që në ditët e para të lansimit të “Damn”, që i ka sjellë një freski dhe një origjinalitet botës së artit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat