Adelina Tahiri gjen dashurinë në Amerikë, ja kush ia ka fituar zemrën

Mediale Vip

Adelina Tahiri gjen dashurinë në Amerikë, ja kush ia ka fituar zemrën

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:29
Adelina Tahiri

Adelina Tahiri është vënë shpesh në fokus të mediave rozë për jetën e saj private, me gjithë përpjekjet për ta ruajtur sa më shumë profilin jo publik të vetes.

Këngëtarja seksi, në lidhje me dashurinë ka deklaruar se është në çdo kohë e dashuruar: “Nuk dua meshkuj, jam e dashuruar me veten”, ka thënë ajo pak kohë më parë për mediat, kur është pyetur nëse ka ndonjë romancë të re në jetën e saj.

Megjithatë, nga burime jozyrtare për GSH, mësohet se këngëtarja nga Shkupi ka të reja nga jeta private. Thuhet se Adelina është në fillim të një romance me një djalë që jeton në SHBA, ndaj edhe udhëtimet e saj përtej oqeanit, kohët e fundit kanë qenë më të shpeshta. Ndonëse janë ende në hapat e para të lidhjes, njerëz pranë këngëtares tregojnë se djali që i ka fituar zemrën Adelinës ka edhe një biznes të vetin në Amerikë.

Ende nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me këtë romancë, por zërat flasin se djaloshi i dashuruar me bukuroshen e surprizon vazhdimisht me dhurata. Këngëtarja ka udhëtuar ditët e fundit drejt Nju Jorkut dhe arsyeja për këtë udhëtim të fundit duket të jetë pikërisht personi që i ka rrëmbyer zemrën.Adelina vijon të jetë mjaft e rezervuar edhe në profilet e saj sociale, ndaj nuk dihet nëse do të zbulohen detaje të mëtejshme për këtë lidhje. Fansat janë gjithmonë në pritje për të reja, nëse këngëtarja do të dojë të tregojë më shumë në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat