Ja në shpinë të kujt është valltarja e njohur e Kosovës!

Mediale Vip

Ja në shpinë të kujt është valltarja e njohur e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2017 Në ora: 14:41
Zymrije Grajçevci-Shyti në shpinë të bashkëshortit

Ka kohë që nuk është në skenë. Ajo mungon pothuajse që dy vjet për një arsye shumë të fortë. Është valltarja e mirënjohur nga Prishtina, Zymrije Grajçevci-Shyti. Edhe pse i ka kaluar 35 vjet, duket sikur të jetë në moshën më të re dhe ka një jetë të lumtur. Ajo ka postuar një foto ku shihet në shpinë të bashkëshortit, Xhaviti.  Por pse i mungon skenës përkatësisht ansamblit ‘Shota’?

“Që nga viti 2015 jam në misionin më të rëndësishëm që mund të ketë njeriu, krijimin e familjes dhe titulli: Nënë. Kam dy fëmijë gjatë kësaj kohe: Ipari dhe Priami.

Skenës i kam munguar gjatë kësaj kohe, por padiskutim edhe skena me ka munguar mua. Sepse unë bënë 18 vite që jam pjesë e ansamblit ‘Shota’ dhe vitet e mëhershme kur ka qenë vetëm hobi vallëzimi.

Image

Pavarësisht që nuk kam qenë aktive në vallëzim, unë e kam edhe një detyrë si përfaqësuese kombëtare në Federatën Botërore të vallëzimit Fidaf. Këtu kam menaxhuar ansamblet duke iu siguruar edhe ftesa të nivele të larta”, ka thënë Zymrija për gazetën kombëtare “Bota sot”. Megjithatë, ajo së shpejti do t’i rikthehet vallëzimit që gati dy dekada ka kaluar periudhën më të mirë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat