Ish bomberi italian, Christin Vieri ka dhuruar spektakël në emisionin “E poi c'è Cattelan” në televizionin Sky.
Drejtuesi i emisionit, Alessandro Cattelan e ka detyruar atë që të zbulojë sekretet e lidhjeve të tij romantike dhe Bobo nuk i ka kursyer hollësitë.
Loja ishte e tillë: Cattelan i tregonte Vierit fshehurazi publikut fotografitë e disa femrave për të cilat është përfolur se futbollisti ka pasur lidhje në të shkuarën, dhe ai duhet të pohonte apo mohonte me “po” apo “jo”.
Por, sulmuesi i kombëtares italiane ka shkuar më tej.
Teksa moderatori i tregoi një fotografi, Bobo tha: “Nga kjo kam një kujtim të hidhur. Të betohem. Kjo më gjuante me kamxhik, në të pasme”.
Pasi pa një tjetër foto, ai tha: “Me këtë duhet të rrije minimumi 3-4 orë. Ishte e uritur”.