Të qenit VIP dhe me shumë para, nuk nënkupton që mund të kesh çdo gjë që do.
Këtë fakt, e ka ri-dëshmuar sot modelja shqiptare Afrona Dika, përmes një fotoje të hedhur në Instastory.
Sipas fotos, ajo shihet përpara një veturë që transportonte bakllava dhe byrekë.
E në shkrimin që ka lënë, modelja tha se dëshironte bakllava dhe byrekë por që nuk mund t’i ketë. Duke qenë se merret edhe me fitnes, konsumimi i bakllavasë nuk do t’i bënte mirë asaj.
Nganjëherë, mjafton të shihet vetëm nga xhami!