Big Brother/ 'Femrat janë lavire', shprehja që futi në sherr djemtë

Mediale Vip

Big Brother/ 'Femrat janë lavire', shprehja që futi në sherr djemtë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 12:09
Skena nga Big Brother

Edhe pse nuk ka kaluar ende java e parë e nisjes së jetesës në shtëpinë e Big Brother, krijimi i grupeve dhe përplasjet mes banorëve kanë nisur.

Pak pas mesnate Sidrita e Armela janë bërë bashkë dhe kanë folur kundër Donjetës, por nuk kanë munguar as përplasjet mes djemve. Edhe këtë herë bëhet fjalë për tregimin e muskujve mes Danielit dhe Damianos dy banoreve të shtëpisë Big Brother. Ka qenë Danieli ai që i ka cilësuar femrat si lavire, por një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Damianos, i cili ka reaguar ashpër. 

“Nuk të lë unë ty t’i quash të gjitha femrat lavire. Se çfarë i kam quajtur unë ato, do ta shikosh të shtunën ti. Ule kokën aty. Përsërite edhe një herë dhe ta fus kokën në lavaman”, i drejtohet Damiano Danjelit me një ton të ngritur, ndërsa ai i kërkon të mos e ngrejë zërin. Djemtë e tjerë përpiqen të shuajnë debatin. Ervini i kërkon Damianos të dalin jashtë që të qetësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat