Britney në telashe? Tabloidi pohon se posedon video-xhirimin e saj seksual

Mediale Vip

Britney në telashe? Tabloidi pohon se posedon video-xhirimin e saj seksual

Më: 24 mars 2017 Në ora: 17:43
Britney Spears

RadarOnline pohon se posedon video-xhirimin seksi me Britney Spears në rolin kryesor.

Nëse pohimet dalin të sakta ashtu siç shkruan tabloidi amerikan, këngëtarja do të gjendet serish në probleme.

Në fakt, tabloidi pohon se posedon një video-xhirim seksual ku në rolin kryesor është këngëtarja 35-vjeçare, transmeton KosovaPress.

Burimi pohon se Britney mund ta përjetojë rëndë nëse vjen deri te publikimi i videos. Në xhirimet, për të cilat tabloidi pohon se i posedon, por që nuk dëshiron t’i publikojë, Spears thuhet se gjendet në shoqëri të dashnorit sekret. Krejt çka dihet është se mashkulli nuk është dashnori i saj aktual Sam Asghari.

“Kjo është diçka më shumë se sa që ajo aktualisht mund ta përjetojë”, ka thënë burimi.

Informacionet e RadaOnline gjithmonë duhet marrë me skepticizëm, por ka pasur edhe fakte kur kanë sjellë gjëra ekskluzive botërore, siç ishte ajo për Charley Sheen dhe deklaratës së tij se është i prekur me HIV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat