Flet skenaristja: A do ketë seks në Big Brother 9?

Mediale Vip

Flet skenaristja: A do ketë seks në Big Brother 9?

Më: 17 mars 2017 Në ora: 17:41
Big Brother 9

Pak ditë para fillimit të edicionit të nëntë të reality show-t, Big Brother, Top Channel dhe drejtuesit e këtij programi kanë organizuar një festë me të ftuar, personazhe publik, gazetarë dhe ish-banorë të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Ashtu sikurse është mësuar tashmë, këtë edicion në shtëpi pritet të hynë çifte. Por çfarë nënkupton kjo fjalë? Skenaristja italiane e programit është prononcuar për gazetarin Kelvi Kadilli.

“Këtë edicion kemi lançuar një sfidë. Big Brother i ka pyetur të gjithë se çfarë është ‘çift’ dhe çfarë do të thotë për ta ‘çifti’. Që do të thotë se çifti është e sigurt, por papritur del që ‘çift’ do të thotë shumë gjëra. Çift do të thotë seks, grindje, dashuri, romanticitet dhe tradhti… çift do të thotë shumë gjëra bashkë, por mbi të gjitha do të thotë një gjë e vetme.” – shprehet Alesia duke hedhur dyshime se loja në këtë edicion do të bëhet në dyshe.

Ajo nuk ka refuzuar ti përgjigjet as pyetjes nëse do ketë apo jo seks në Big Brother.

“Ku dhe kur ta vendosë Big Brother!”- përfundon ajo.

Na mbetet të presim për të parë nësë do jetë kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat