Vidhen fotografi private të Emma Watson

Mediale Vip

Vidhen fotografi private të Emma Watson

Më: 15 mars 2017 Në ora: 21:13
Emma Watson

Emma Watson ka ndërmarrë masa ligjore pasi që disa fotografi personale të saj janë paraqitur online, shkruan BBC.

Një zëdhënës për aktoren e filmin “Bukuroshja dhe Bisha” ka konfirmuar që disa fotografi në të cilat shihet Watson duke provuar disa rroba ishin të vjedhura.

“Fotografitë ku Emma ishte duke provuar disa rroba me një stiliste të disa viteve më parë janë vjedhur. Nuk janë foto nudo, ndërsa avokatët janë informuar dhe nuk do të japim komente për momentin” ka thënë zëdhënësi i lartpërmendur.

Lajmi për këtë vjedhje vjen pak javë pasi që Emma ishte përfolur nëpër media për fotografinë për kopertinën e Vanity Fair, në të cilën ka ekspozuar një pjesë të gjinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat