Tek një mashkull vlerësoj më shumë sinqeritetin dhe dashurinë e fortë

Mediale Vip

Tek një mashkull vlerësoj më shumë sinqeritetin dhe dashurinë e fortë

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 15 mars 2017 Në ora: 09:16
Arlinda Tahiraj

Ka konkurruar për herë të parë te Miss Shkodra 2015 . Më pas në Miss Prizreni 2016 . Ka përfaqësuar Shqipërinë në Antalya dhe Serbi . Në Prishtinë te “Miss internacional Kosova dhe Albania” . Ka marrë pjesë në sfilata të ndryshe . si psh : Në Ferizaj , në Tiranë, në Pejë. Kaë marr pjesë në shumë aktivitete bukurie po me kryesori ka qenë ai në Serbi dhe Antalya. Kam qenë imazh i disa Velerive , panaireve dhe këngëve .Çmimet janë “Miss Shoqëria 2015” , “Miss Beauty 2016” ,”Futur Fashion Faces Albania 2016”, “Miss Albania 2016” . Ka marr çmimin për të përfaqësuar Shqipërinë në Antalya dhe Serbi.  Ka marrë cmimin më të mirë në Serbi “Miss Queen of Ballkans”.  Është e thjeshtë, e sinqertë, plot humor dhe me vizion për të ardhmen

 -Cili është aktiviteti i fundit që keni marrë pjesë dhe çfarë veçon nga ai?

 Aktiviteti i fundit ka qenë në Serbi . Nga ai aktivitet veçoj çmimin si “Miss Supermodel” dhe mikëpritjen e tyre në atë vend .

-Plazhi nudo në modë, a e frekuentoni dhe ku?

- Jo nuk e frekuentoj plazhin nudo dhe nuk e mendoj.

-Keni mikesha lezbike dhe shoke gay ? Mendimi juaj për shoqërinë me ta?

-Nuk kam shok gay apo shoqe lezbike . Por edhe po të kisha për mua s’do të ishte asnjë problem, pasi ajo është zgjidhja e tyre .

-Në çfarë moshe keni dashuruar dhe si e komentoni dashurinë?

-Mendoj që dashuria është një ndjenjë e bukur dhe kur të vij një çast do dashuroj dhe unë .

-Ju studioni për drejtësi , përse zgjodhët këtë profesion?

- Po unë studioj për drejtësi , jam në vit të parë. Zgjodha këtë degë padi drejtësia në vendin tonë dihet sa poshtë është dhe në të ardhmen nuk i dihet , do arrij të ve pak drejtësi në këtë vend, të jap ndihmën time modeste ëpr këtë vend.

 -Si e mendoni veten , avokate , gjyqtare apo prokurore?

 E mendoj veten si një prokurore të ardhshme . Do duhen disa vite për të shkuar në atë pikë. Ka ende kohë .

 -Thonë që keni bërë operacion plastik . Në cilën pjesë të trupit dhe mendimi juaj për këto operacione?

-Operacion plastik ?! Hahaha . Joo nuk kam asnjë operacion në trupin tim dhe nuk mendoj të bëj ndonjë .

 -Jeni për bashkëjetesë apo për martesë ? Si e mendoni familjen tuaj?

-Mendoj që për martesë . Dua të krijoj familje të rregullt dhe të kem fëmijë. Unë i adhuroj fëmijët , por në fakt dua të kem 2 fëmijë .

 -Ndihesh mirë nga ngacmimet e djemve në rrugë?

-Në fakt ka raste edhe kur e teprojnë por nuk është se ja u ve re shumë.

 -Veshja më e preferuar me dekolte apo me minifunde?

Në fakt nuk është se këto dy veshje i përdor shumë . Por më shumë them me dekolte .

 -Kë veçoni si më provokuesin nga pjesët e trupit?

-Mmmm. Këtu s’di ç\të them . Mendoj që ato që kanë thënë ka operacione plastike mund ta dijnë më mirëe . Haha.

 -Cili është libri i fundit që keni lexuar?

- Së fundmi kam lexuar libri Alkimisti nga Paulo Coelho.

-Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes femrave?

-Shoqëria ime është me femra e me meshkuj. Unë ndihem mirë me dy palët.

 -Ku i preferoni pushimet e verës?

 -I preferoj shumë pushimet . Antalya e adhuroj.

-Më mirë në dimër apo në verë?

- Unë pëlqej stinën e verës , por dhe dimri ka atë bukurinë e vet .

-Ushqimi i preferuar?

- Adhuroj patatet e skuqura dhe krahët e pulës, por nuk mund ti ha shumë. Po ashtu pëlqej shumë dhe spaghetti me fruta deti.

 -A ndihet e vlerësuar sot femra shqiptare?

-Mendoj që shumë, shumë pak, fatkeqësisht.

-Rrobat e banjos të preferuara?

- Të preferuarat janë a to të “Victoria's Secret”.

 -Po syzet,makina, parfumi i preferuar?

-Syzet i preferoj “Versace “. Parfumi “Guçi” , ndërsa makina Benz CLS .

-A ju kane ngacmuar politikane dhe deputet?

--Ups.. Të them të drejtën po. Janë dy të tillë .

 -Si e mendoni princin e kaltër?

 -Çdo femër e endërron "princin" e saj. Unë e mendoj të bukur, të gjatë, flokët e zinjë dhe sytë kafe. Haha nuk është keq të imagjinojmë.

-Çfarë vlerësoni tek një mashkull?

-Tek një mashkull vlerësoj më shumë sinqeritetin dhe dashurinë e fortë.

-Si është për ju një ditë e zakonshme?

 -E lodhshme . Zgjimi me vështirësi në mëngjes. Më pas vajtja në universitet . Më pas pak kohë të lirë me shoqërinë , dhe pasditja e darka duke studiuar.

-Veshja e preferuar në ditët e zakonshme?

 -Veshja ime e preferuar është klasike por shumë herë dhe sport

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat