Anderson: Julian Assange është seksi

Mediale Vip

Anderson: Julian Assange është seksi

Më: 12 mars 2017 Në ora: 13:03
Pamela Anderson dhe Julian Assange

Pamela Anderson, e fiksuar pas Julian Assange. Të paktën kështu duket, edhe prej shpeshtisë së vizitave të ish-protagonistes së serialit Baywatch në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku themeluesi i WikiLeaks qëndron i mbyllur prej dy vitesh.

Vizita të paktën siç shkruajnë mediat rozë, flasin për një lidhje mes tyre.

Në një postim të fundit në blogun e saj, Anderson flet për një Assange seksi, duke e cilësuar të fortë dhe në të njëjtën kohë të brishtë.

Ky qëndrim i Pamelës vjen pas një letre që në fillim të janarit ajo i dërgoi Presidentit të asaj kohe, Barack Obama, të cilët i kërkonte të falte Assange.

“Është një nga personat më të rëndësishëm në botë. Është kurajoz dhe u sakrifikua për të gjithë ne”, thotë Anderson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat