Biografia e Britney Spears shkatërrohet në Twitter nga talljet e panumërta

Mediale Vip

Biografia e Britney Spears shkatërrohet në Twitter nga talljet e panumërta

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:23
Britney Spears

Realizimi ishte aq qesharak sa edhe një aktore e famshme hollivudiane nuk rezistoi dot pa iu bashkuar talljes kolektive.

Rrjeti televiziv Lifetime realizoi një biografi për Britney Spears të tilluar “Britney Ever After”, e cila u kthye në një tallje publike në internet. Aq sa as Sarah Michelle Gellar, aktorja e njohur për rolin e saj ikonik si “Buffy, The Vampire Slayer”, nuk i rezistoi tundimit pa komentuar me një batutë “Kush ia vuri zjarrin biografisë së Britney dhe pse ai person i urren gratë?”.

Biografia e ish princeshës së muzikës pop ishte një nga temat më të nxehta në mbrëmjen e së shtunës, ku duket se të gjithë dolen me të njëjtat përshtypje nga realizimi filmik. Ishte qesharak dhe asnjë skenë nuk ishte realizuar siç duhet, duke kthyer Britney-n dhe Justin Timberlake në shakanë e ditës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat