Rita nuk harron të urojë Pavarësinë: Krenare që jam shqiptare, Kosovë të dua

Mediale Vip

Rita nuk harron të urojë Pavarësinë: Krenare që jam shqiptare, Kosovë të dua

Nga: G.B Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 09:54
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka uruar Kosovën në 9 vjetorin e Pavarësisë.

Ajo ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram nga xhirimet që kishte në Kosovë për klipin Shine Your Light, që e cilëson të veçantë, shkruan Bota sot.

Përmes kësaj fotoje ajo ka uruar atdheun e saj, duke treguar se e do Kosovën dhe është krenare që është shqiptare dhe krenare me arritjet e kombit shqiptar.

“Gëzuar Dita e Pavarësisë për atdheun tim KOSOVËS! Jam krenare me gjithë ju dhe se sa larg kemi arritur ne si komb. Krenare që jam shqiptare. Rikthim në kohën kur isha duke qëndruar mbi pikën tonë të referimit derisa po xhiroja klipin e këngës Shine Your Light, e shkruar pikërisht për këtë arsye dhe duke qenë krenare e asaj se çfarë jeni. Të dua!”, ka shkruar Rita Ora në Instagram./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat