Shqiptarët krenarë me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Mediale Vip

Shqiptarët krenarë me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 22:58
Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, çdo ditë e më shumë po e bënë krenare veten dhe të gjithë shqiptarët.

Një sukses tjetër që vjen nga Dua, është se ajo momentalisht është e vetmja këngëtare që është me tri këngë në toplistën Official Charts UK. Nga 40 këngë, tre këngët e saj janë më të dëgjuara dhe më të shiturat në Britanin e Madhe.

Dua Lipa, e cila për pak kohë arriti një famë të jashtëzakonshme në Evropë, gjendet në pozitën e 10, 11 dhe 23 në këtë toplistë. Me Sean Paul ajo zë pozitën e 10-të, me këngën “Be the One” një pozitë më poshtë dhe me bashkëpunimin e saj me Martin Garrix zë vendin e 23-të.

Edhe një këngëtare tjetër shqiptare nuk mungon. Bebe Rexha gjithashtu me dy këngë të saj është në Top 100.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat