Lind Prizreni doktor për atmosferë

Mediale Vip

Lind Prizreni doktor për atmosferë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 31 janar 2017 Në ora: 12:04
Lind Prizreni

Për momentin jeton dhe vepron në Zurich në "Rozafa". Kënga e tij e parë ka qenë për maturantët, duke i'a kushtuar kështu vetës fillimisht dhe shokëve që kanë qenë maturant, thotë këngëtari që sot njihet si Lind Prizreni. Lindi vlerësohet për zërin, gjallërinë dhe atmoaferen e pa krahasueshme qe krijon. Albumi i tij i parë titullohet "Si magji" dhe është pëlqyer mjaft. Ai këndon live në mbrëmje, dasma e ahengje familjare dhe thotë se për momentin muzika orientale është numër një në treg dhe kërkohet në 90% të rasteve.

Që në vitet e para të shkollës së mesme ka nisur të bëj muzikë, pasi muzikën e ka traditë familjare. Lindi shkollën fillore e kreu në fshatin Arbanas, ndërsa të mesmen në Prizren në drejtimin Gastronomi. Ka qenë një nga nxënësit më të dalluar të shkollës duke filluar më pas të punojë si muzikant në një lokal në Prizren deri në momentin kur vendosi të jetojë në Zvicër. Projekti i tij i fundit është balada e titulluar "Plagë e shpirtit tim" me muzikë dhe orkestrim të Festim Gicit nga Tirana dhe tekst të Sebastiana Breqanit. Këngëtari 28 vjeçar thotë se punon shumë dhe se kohën e lirë i'a kushton familjes. Arlind Majiq që në fëmijëri ka qenë një person mjaft i respektuar dhe shoqërorë me njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat