Iva Aliko zgjedh politikanët që “bëjnë” në shtrat: “Basha është i preferuari im”

Mediale Vip

Iva Aliko zgjedh politikanët që “bëjnë” në shtrat: “Basha është i preferuari im”

Më: 20 janar 2017 Në ora: 22:42
Iva Aliko, Basha

Iva Aliko ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit në “Klan TV”. Ajo është përmendur shpesh në media rozë për intervistat e saj provokuese. Iva ka pretenduar shpesh herë se disa politikanë shqiptarë i kanë kërkuar marrëdhënie seksuale.

Ndërsa sot, gjatë programit ajo është pyetur se me cilin politikan deputet do të bënte seks. Thënë ndryshe “cilët bëjnë e cilët jo”.

fillim ajo ka refuzuar Taulant Ballën dhe Nard Ndokën. Ndërsa për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj tha se nuk e njeh dhe se ai sipas saj “bënte” për seks.

Më pas ishte radha e Arben Ristanit, për të cilin Iva Aliko tha se “bën edhe ai”. Pas Ristanit ajo zgjodhi edhe Flamur Nokën, deputetin e Kukësit të PD-së.

Image

Ajo ka thënë se deputeti i PS-së, Dash Peza nuk “bënte për seks”. Iva Aliko gjithashtu ka zgjedhur edhe kryeministrin Rama, i cili sipas saj bën gjithashtu për seks, po ashtu edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Këngëtarja dhe modelja ka zgjedhur edhe Ilir Metën si të përshtatshëm për seks.

Ajo refuzoi Eduard Selamin, për shkak se ka simpati për Ilva Taren, bashkëshorten e tij. Ajo zgjodhi edhe Fidel Yllin dhe refuzoi Blendi Klosin, Genc Pollon dhe Astrit Patozin.

Pas tyre zgjodhi Damian Gjiknurin. Me pas Ives iu shfaq Strazimiri dhe Braçe, te cilet i refuzoi gjithashtu, se bashku me Majkon.

Paravësisht të gjitha këtyre alternativave Iva Aliko ka zgjedhur Lulzim Bashën si të preferuarin e saj, kjo edhe për faktin se është demokrate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat