"Kapet" edhe Selena, fansat e zbulojnë se ka bërë ndërhyrje në fotografi

Mediale Vip

"Kapet" edhe Selena, fansat e zbulojnë se ka bërë ndërhyrje në fotografi

Më: 19 janar 2017 Në ora: 19:46
Seleni Gomez

Edhe Seleni Gomez duket se ka nevojë ndonjëherë t ëndërhyjë në fotografitë e saj, para se t'i postojë.

Ajo është ‘mbretëresha’ e rrjetit social Instagram dhe fotografitë që poston gjithmonë duken perfekte.

Por, këtë herë fansat kanë vërejtur një gjë të pazakontë tek një foto e Selenës.

Prapa flokëve të saj vërehet qartë se ajo ka ndërhyrë në foto, pasi një pjesë e derës shihet e lakuar. Profesionistët e fotografisë thonë se kjo ndërhyrje nuk ka qenë aspak e nevojshme për shpatullat e Selenës, por duket se ajo ka dashur t’i bëjë flokët me volum.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat