Zaimina Vasjari ju uron të keni më shumë para gjatë këtij viti

Mediale Vip

Zaimina Vasjari ju uron të keni më shumë para gjatë këtij viti

Më: 7 janar 2017 Në ora: 12:49
Këngëtarja Zaimina Vasjari

Këngëtarja Zaimina Vasjari, njihet si një ndër këngëtaret më të guximshme, jo vetëm në muzikë, por edhe në veshjen e saj. Ajo gjithmonë kujdeset që të mbahet mend, veçanërisht tani në video xhirime për fund vit, por edhe sesione fotografike të shumta të cilat mund t’i shohim gjithandej.

Ndërsa, sa i përket sukseseve të saj gjatë vitit që po e lëmë pas në një intervistë për kp, Vasjari tha se ka qenë mjaft i suksesshëm sepse viti 2016 ka sjellë risi si për punë njashtu edhe në dashuri.

Vasjari: Ka qenë një vit i suksesshëm

“Sa i përket aspektit të punës, biznesit ka qenë goxha i suksesshëm, pastaj në dashuri një çik”, tha Vasjari.

Zaimina, çdoherë është e gatshme të sjell risi për admiruesit e saj përmes bashkëpunimeve të shumta, andaj edhe për bashkëpunimin e fundit ka vendosur të flas për KosovaPress. Ajo tha se vitin e ri 2017 do ta filloj me një këngë bashkë me këngëtarin Blero, këngë e cila tha se do të mbetet sekret deri në publikim e saj.

Vasjari: Në vitin 2017 vij me një këngë me Bleron

“Bashkëpunim po kam, e hap vitin 2017 pikërisht me një bashkëpunim, vij me një këngë të re me Bleron dhe për herë të parë ekskluzivisht do të jetë tek Labi e prezantuar”, tha Vasjari.

Vasjari, tha se uron që viti 2017 të jetë një vit i mbarë për gjithë shqiptarët, si dhe theksoi që uron të kenë sa më shumë para gjatë vitit të cilin po hyjmë.

Vasjari: Uroj gjithë të mirat për gjithë shqiptarët

“Sigurisht që uroj që të jetë një vit i mbarë, për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të jetë një vit me shëndet, lumturi, sigurisht dhe para sa më shumë, uroj gjithë të mirat për gjithë shqiptarët”, tha Vasjari.

Bukuroshja nga Shqipëria e cila ishte shpallur edhe Miss Shqipëria në vitin 2002, kohëve të fundit ishte larguar paksa nga muzika, për tu marrë me biznesin e saj të fustaneve. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që Zaimina lejon të harrohet nga admiruesit e saj, andaj edhe është shumë aktive në rrjete sociale me anë të fotografive dhe videove të shumta.

Çfarë mbetet enigmë gjatë këtij viti, është kënga e saj e fundit në bashkëpunim me Bleron, këngë kjo e cila do të na shoqërojë gjatë vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat