Avril Lavigne kritikon Mark Zuckerberg-un

Mediale Vip

Avril Lavigne kritikon Mark Zuckerberg-un

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 13:49
Avril Lavigne dhe Mark Zuckerberg

Në një video ku Zuckerberg kishte paraqitur sistemin kompjuterik të shtëpisë së tij, ai kishte bërë një shaka për Nickleback që Avril Lavigne nuk e ka pëlqyer.

Ajo e ka akuzuar shefin e Facebookut për ngacmimin e tij ndaj Nickleback. Lavigne që është ish-gruaja e këngëtarit udhëheqës të grupit Nickleback nuk e kishte parë anën qesharake të shakasë së Zuckerberg.

Në një reklame inteligjencës artificiale në formën e asistentit personal Jarvis, ishin thënë fjalët “nuk ekzistojnë këngë të mira të Nickleback”.

“I dashuri Mark, shumë njerëz përdorin produktet tuaja, disa i donë e disa tjerë jo. Gjithsesi ti je i lejuar të kesh një shije në muzikë, por goditja jote drejt Nickleback nuk kishte shije. Kur ke një zë si tëndin, duhet të konsiderosh përgjegjësinë e reklamimit të ngacmimit, veçanërisht me situatën si është tani në botë”, shkroi këngëtarja në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat