Top 10 femrat shqiptare që bënë zhurmë në 2016-n

Mediale Vip

Top 10 femrat shqiptare që bënë zhurmë në 2016-n

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 24 dhjetor 2016 Në ora: 15:39
Top 10 femrat shqiptare

Iku edhe një vit me të mira e jo, ndoshta dikujt i eci në show-biz e dikujt jo, dikush kapi një menaxher të fortë, apo dikush një skandal dhe gjeti hapësirë dhe u lakua për mirë apo për të keq. E nisim me të parën, pasi ajo ishte hit kudo dhe mbureshim kur e dëgjonin edhe në vendet europiane këngën e saj “Bon Bon”, Era Istrefi super e lakuar dhe e dëgjuar në këtë vit që po ikën. Por mbetemi te suksesshmet në tregun e huaj e besa në Amerikë shumë ajo ishte dhe është “in”, kjo është shqiptarja me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha, që si duket shpërthimi më i madh do të jetë 2016-ta për të.

Një tjetër këngëtare shqiptare që u pëlqeu dhe u quajt si një yll i ri në Angli por edhe më larg, ishte Dua Lipa. Kthehemi në vendet shqipfolëse dhe nuk harrojmë këngëtaren Tuna me historitë e saj të ndarjes, por edhe me suprizën për fundvit që na mësoi se shumë shpejt do të behet nënë, por edhe performanca e saj në “Kënga Magjike” ra shumë në sy, pavarësisht nuk mori cmimin e parë. E duke mbetur tek ky festival mjaft i komentuar si cdo fundvit, ajo që u diskutua sikur e mori sipas shumë artistëve pa meritë cmimin e parë, megjithjëse flitej se do ta fitonte, ishte Rozana Radi, por shumica që ishin aty në këtë konkurim e vlerësuan kolegen e tyre.

Nje tjetër vajzë që si duket shpërtheu këtë vit me cmime, me klipe, por edhe me triumf në një prej spektakleve më të ndjekura në shoë shqiptar ishte Anxhela Peristeri, që besoj se edhe ajo vetë do ta kujtojë 2016-ën si një rikthim të fortë të saj në skenë. Shkojmë tek dy vajza mjaft seksi dhe provokuese që nga fotot e tyre por edhe deri te historitë me deputetët që nuk u panë kurrë, por që vajzat seksi të muzikës u lakuan shumë. Po flasim për Xhesika Ndoj dhe Iva Alikon që nuk kishte ditë apo orë që nuk i shihnim në rrjetet sociale. Një tjetër femër që u kthye në një personazh dhe në një boom klikimesh në rrjetet sociale ishte fenomeni Linda Morina, që nga këngët e saj që shumë i komentuan me të qeshur, ajo arriti që të ishte më e përfolura kudo e të mbushte portalet me cdo foto që postonte.

Dhe e mbyllim me një femër të fortë në muzikë e cila këtë herë e mori atë që ëndërronte në Fest 55-të, Lindita Halimi, një këngëtare e cila do të flitet për të edhe në fillimin e 2017-ës pasi ajo do të përfaqësojë me këngën “Botë” Shqipërinë në Eurosong. Këto ishin Top 10 femrat më të zhurmshme të vitit, nëse dikush nga ju femra thoni pse jo emri juaj aty, ndoshta ju kemi mbajtur pak me të mirë për të mos ju përzier me disa femra që vetëm falë zhurmës jo të mirë bëhen protagoniste mediatike.BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat