Fjolla Morina merr një dhuratë gjigante nga një anonim

Mediale Vip

Fjolla Morina merr një dhuratë gjigante nga një anonim

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:13
Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është një personazh mjaft i dashur për publikun teksa emri i saj lakohet jo pak në media si për jetën private ashtu edhe publike.

Ajo kohëve të fundit nuk është dhe shumë aktive në muzikë, pasi që është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit ‘Dance with me’.

Sikurse në muzikë edhe në vallëzim Fjolla befasoi me talentin e saj ku në edicionin e javës së kaluar shkëlqeu me vallëzimin e saj të cilin e realizoi vetëm me një orë provë.

 

Faleminderit shume njerzve qe me duan ????

A video posted by Fjolla Morina - Official IG (@fjolla.morina) on

Sonte është nata finale e dikush ka menduar t’ia bëjë një natë dhe më magjike asaj duke i bërë një dhuratë mjaft speciale. Këngëtarja ishte ajo, që zbuloi dhuratën speciale të marrë, e cila është një sasi gjigante lulesh me të cilat shkruhet emri i saj.

Se kush e befasoi këngëtaren ende mbetet anonim nuk dihet, por ajo që lë të nënkuptohet, duhet të jetë patjetër dikush mjaft i rëndësishëm e i dashur për të, pasi dhurata në fjalë është me të vërtetë e çmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat