“Fundi” që po pasuron reperin, ja sa fiton Majk nga Yotube

Mediale Vip

“Fundi” që po pasuron reperin, ja sa fiton Majk nga Yotube

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:57
Majk

Fabula e baladës së lansuar vetëm dhjetë ditë më parë prej tij flet për një fund jo të lumtur të një lidhje dashurie, por krejt ndryshe po ndodh me suksesin e këngës.

Projekti më i fundit i anëtarit të Babastars, Majk, duket se po kalon pritshmëritë e këngëtarit dhe vetë publikut.

Në vetëm 10 ditë ka kaluar mbi 3 milionë klikime në Yotube.

Image

E kur jemi këtu, përveçse si një referencë për suksesin e këngës, Yotube është dhe një burim i mirë të ardhurash për reperin.

Përmes një postimi, Majk thotë se vetëm nga përfitimet në kanalin Yotube ai arrin të marrë një pagë që mund të krahasohet me atë që marrin zyrtarët e EULEX në Kosovë.

Kur flitet për këta të fundit, dimë që standartet e tyre janë mjaft të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat