Kendall Jenner zbulon çka ha çdo ditë

Mediale Vip

Kendall Jenner zbulon çka ha çdo ditë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:08
Kendall Jenner

Vitin e kaluar, supermodelja Kendall Jenner ndoqi një dietë të rreptë për dy muaj para debutimit në Victoria’s Secret Fashion Show. Filloi duke bërë ushtrime intensive, të cilat i vazhdoi për një kohë të gjatë, ndaj edhe aktualisht gjithçka e mban nën kontroll për të qenë në formë të shkëlqyer fizike. Pas pak ditësh, Kendall do të sfilojë për herë të dytë në pasarelën e Victoria’s Secret, ndaj edhe kujdesi në këtë periudhë është dyfishuar.

Trajneri personal i Jenner zbuloi së fundi se mëngjesi i modeles është plot me fibra dhe proteina: vezë me avokado dhe një tas të mbushur me drithëra. Modelja vrapon nga një takim në një tjetër gjatë ditës dhe e ka të vështirë të gjejë kohë për një drekë të mirë, kështu që vakti i parë e mban të ngopur deri në orën 5 ose 6 pasdite, kur ajo ha drekën. Por gjatë orëve të gjata, Kendall porosit edhe snack, si bajame apo lëngje të freskëta frutash. Megjithatë, duket sikur mëngjesi është vakti më i mirë dhe më i rëndësishmi se çdo vakt tjetër.

Kështu, nëse po trajnohesh për show-n e VS (lol), ose edhe thjeshtë do të dukesh si Kendall, sigurohu që të kesh gati dy vakte në mëngjes, duke përfshirë shumë fibra që të mbajnë të ngopur gjithë ditën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat