Genc Prelvukaj: Urime festa më e madhe e shqiptarëve

Mediale Vip

Genc Prelvukaj: Urime festa më e madhe e shqiptarëve

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 08:52
Genc Prelvukaj

Me rastin e përvjetorit të 104-të të Pavarësisë së Shqipërisë– 28 Nëntorit, reperi Genc Prelvukaj ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për të uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë me anë të disa vargjeve të shkruara nën një fotografi të Skënderbeut.

 “Ne ishim njerez qe thyem shpata nder beteja. Beme e humbem keshtjella. 
Shume here pa toke e det, shtepi e fis. 
Lidhem bese me malet kur humbem fushat. 
Na vrane e i vrame. 
Hapem diten ne gjak e mbyllem naten ne vaj. 
I uruam plaget njeri tjetrit.
Per cdo vdekje kishim kange, per cdo lindje kishim pushke. 
Me bese nder prag dhe ndere nen kemishe. Kishim dashuni per lirine.
Shpesh ruanim edhe nje plumb per veten. 
Por, mbi cdo zjarr e mort
ne ishim ata njerez qe kurre nuk u thyem. 
Ne ishim dhe jemi Shqiptare. 
Une me koken larte, pjese e ketij populli.
Urime festa me e madhe e Shqiptareve.
28 Nanduer”, ka shkruar këngëtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat