"Dhurata" që hidhëroi Tyga-n por jo të dashurën e tij Kylie!

Mediale Vip

"Dhurata" që hidhëroi Tyga-n por jo të dashurën e tij Kylie!

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 22:49
Tyga dhe Kylie Jenner

Së fundmi Tyga ka eksperimentuar në dhuratat për Kylie Jenner. Një shpenzim prej 200 mijë dollarësh duket se ka qenë paksa problematik për çiftin. Sipas burimeve të aferta është thënë se dhurata e blerë në argjendarinë Jason Beverly Hills ka kushtuar 100 mijë dollarë por shumës iu shtuan edhe disa interesa të kompanisë, sepse Tyga i detyrohej argjendarit Jason Arasheben pasi ky i fundit fitoi një çështje kundër reperit.

Ajo çka duhet ta qetësojë bukuroshen amerikane është fakti se reperi po shlyen borxhin nga llogaria e tij, pasi në të kundërt gjyqtarët kishin planifikuar të thërrisnin Kylie për të deklaruar financat e saj. Epo gjithsesi, dhuratat jo gjithmonë lënë një shije të mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat