Ku shkuan së bashku Gold Ag dhe Dhurata Dora?

Mediale Vip

Ku shkuan së bashku Gold Ag dhe Dhurata Dora?

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 18:52
Gold Ag dhe Dhurata Dora

Me afrimin e festës së 28 nëntorit, shumë këngëtarë nga estrada kanë marrë rrugën për në shtetet e jashtme, për të mbajtur koncerte edhe për shqiptarët e diasporës.

Reperi Gold Ag është një ndër reperët, i cili përmes rrjeteve sociale ka treguar, se është nisur për në Mynih të Gjermanisë, ndërsa gjatë udhëtimit për në avion është shoqëruar nga këngëtarja Dhurata Dora.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me këngëtaren, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Shkuam”.

Mesa duket dyshja në fjalë do të mbajnë koncerte së bashku në disa prej diskotekave në diasporë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat