Justin Bieber humb për pak ditë makinën e tij luksoze me ngjyrë blu neoni, Ferrari 458 Italia, të cilën e kishte blerë gushtin e vitit të kaluar.
Ylli i ri i muzikës kishte parkuar makinën luksoze përballë një hoteli në Beverly Hills para se të dilte për jetë nate në qytet, por kishte harruar se ku e kishte lënë.
U deshën plot tre javë që asistentët e tij të gjurmonin supermakinën, e cila ishte në parkingun e Montage Hotel, ku Bieber e kishte lënë të dielën, raporton DailyStar.
Ferrari 458 Italia ka një çmim prej 240 mijë dollarë, por kjo një shumë e papërfillshme për Bieber, pasuria e të cilit vlerësohet 200 milionë dollarë.
E teksa skuadra e tij ishte duke gjurmuar makinën luksoze, Bieber nuk e kishte problem, pasi mund të zgjidhte mes makinave të tjera të shtrenjta të tij, si Ferrari LaFerrari, 1.4 milionë dollarëshe, një sërë Lamborgini, një Porsche Turbo dhe një Audi R8.