Kendall Jenner shokohet nga dhurata e 21-vjetorit të lindjes

Mediale Vip

Kendall Jenner shokohet nga dhurata e 21-vjetorit të lindjes

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 08:16
Kendall Jenner

Modelja e “Vogue”, Kendall Jenner ka kaluar një 21-vjetor fantastik. Pas festës së organizuar nga familja Kardashian – Jenner, ajo ka marrë edhe dhuratën e majme, plot 250 mijë dollarë.

Modelja u shokua nga dhurata që e priste jashtë, pas festës së ditëlindjes në “Delilah” në West Hollywood të mërkurën në mbrëmje. Familja Kardashian Jenner kishte zgjedhur një Rolls-Royce, me vlerë 250 mijë dollarë për ditëlindjen e saj të 21-të.

Vetura me ngjyrë jeshile të errët ishte zbukuruar me tullumbace. Momentin e surprizës e ka postuar në në Snapchat-in e saj Khloe Kardashian dhe e ka ndarë me të gjithë.

Siç shihet edhe nga video, Kendall është shokuar nga dhurata e familjes.

Ndërkohë, në rrjetin e saj në Instagram, ditëlindjes motrën ia ka uruar edhe më e vogla, Kylie Jenner, duke postuar dy foto kur ato ishin të vogla “Motra ime e madhe është 21 vjeç. Gëzuar ditëlindjen Kenny! Je gjysma ime. Nuk do isha kjo që jam, nëse nuk do ishe ti. Kemi ëndërruar për ditën kur t’i do jesh 21 vjeç dhe unë 19. Erdhi shumë shpejt… Por ajo që je sot ka kaluar çdo pritshmëri timen. Je një engjëll motra ime supermodele. Më pëlqen shumë të të shoh duke jetuar ëndrrat. Çdo Kylie ka nevojë për një Kendall”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat