Rosie Huntington-Whiteley, femra më e suksesshme e vitit në biznes

Mediale Vip

Rosie Huntington-Whiteley, femra më e suksesshme e vitit në biznes

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 16:15
Rosie Huntington-Whiteley

Rosie Huntington-Whiteley është shpallur si “Biznesmenia e vitit”  në ceremoninë e “Harper's Bazaar Women of the Year Awards”.

Supermodelja 29-vjeçare e cila në vitin 2012 lansoi koleksionin e të brendshmeve “Rosie for Autograph”, është nderuar me këtë çmim në ceremoninë e zhvilluar në Londër të hënën në mbrëmje.  

“Ky çmim do të thotë shumë për mua pasi tregon se shumë ëndrra të mia janë realizuar”, tha ajo Rosie  gjatë fjalimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat