Dj Sardi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Tema Tv”, “Hangover”, me moderatore Roza Latin.
Kjo e fundit dhe Dj Sardi ndajnë një shoqëri mjaft të mirë me njëri-tjetrin, ndaj dhe nuk ia kursejnë sinqeritetin njëri-tjetrit edhe publikisht.
Thënë këtë, në një pyetje të Rozës nëse Dj Sardi ndihet i ngacmuar nga femrat në “club”-e, ky i fundit është përgjigjur shumë hapur. “Femrat më kapin nga b*thët dhe kjo ndodh shpesh…”, – ka thënë ai, pasi ka shpjeguar se forma e mirë e të pasmeve është si rezultat i stërvitjes në futboll.