Aktori shqiptar tregon për sulmin: Ai që më kapi nga dora, mendoi se jam femër

Mediale Vip

Aktori shqiptar tregon për sulmin: Ai që më kapi nga dora, mendoi se jam femër

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 08:03
Laert Vasili

Aktori Laert Vasili ka treguar për kallëzimin e fundit që ka bërë në polici për një sulm fizik ndaj tij.

Ai tregon se "duke dalë nga shfaqja, morëm kostumet që t’i lanim në shtëpi e t’i kishim gati për të premten. Parkova makinën dhe duke hapur bagazhin për të nxjerrë rrobat që mora për të larë, ndjeva një hije që m’u afrua. Sipas hamendësimeve të patrullës së policisë, duhet të ketë qenë ndonjë nga këta që ruajnë rrugicat e vjedhin. Duke më parë me flokë të gjatë, mbase ka menduar se jam femër. Më kapi nga dora, e kur u ktheva të shihja çfarë po ndodhte, ai u tmerrua sepse pa mashkull. Mbase më ka njohur, s’e di. Më shtyu, më përplasi te bagazhi i makinës dhe iku me vrap. Kaloi patrulla e policisë dhe më thanë “bëj një kallëzim, që të kërkojmë kamerat e bizneseve përreth për të parë kush ishte”.

Sipas Vasilit, "duhet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit, sepse mbante erë. Nuk besoj se ka shqetësuar njeri shfaqja dhe të ketë ardhur të më ketë sulmuar mua. Nuk kam konflikt me njeri."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat