Aldon Sadiku vetëm 22 vjeç kampion në “Fitness Classic”

Mediale Vip

Aldon Sadiku vetëm 22 vjeç kampion në “Fitness Classic”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:16
Aldon Sadiku

 Aldon Sadiku është kampion në kategorinë “Fitness Classic” në garat e mbajtura nga kampionati mbarëkombëtarë Bodybuilding & Fitness 2016, të mbajtura këtë vit në qendrën kulturore “Mensur Zymberaj” të Rahovecit e që u organizua nga IFBB-ja (Federata e Bodybuilding-ut dhe Fitnesit). Aldoni është i lindur më 27 nëntor 1993 në qytetin e Ferizajit.Në garat e sivjetme ai rrëmbeu dy çmime në kategori të ndryshme.

Vendin e parë në kategorinë ” Fitness Classic” dhe vendin e katërt në “Fitness Physique”. Krahasuar me moshën e tij që ka, këto dy çmime janë të lakmueshme për të gjithë sport dashësit e fitnesit. Ai ka lënë mbrapa vetes shumë garues të tjerë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Në një bisede ai rrëfen se fillimet e tij me fitnes janë që nga viti 2010 kur ai ishte vetëm 16 vjeç, dhe kishte vetëm 50 kg. Aldon Sadiku në moshën 16 vjeçare i kishte vendosur kushte vetes dhe e dinte se çka donte të arrinte dhe kishte vendosur qysh atëherë të studionte në fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Kur mbushi 18 vjet dhe kreu shkollën e mesme, ai regjistroi fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, ku ëndërronte, dhe në kohën maksimale e kreu me afat të rregullt dhe me sukses të dalluar. Tashmë ai është edhe i diplomuar në këtë lami. Ai rrëfen se gjatë studimeve filloi të shtojë edhe më shumë intensitetin për fitnes. “Në vitin 2014 fillova të punoj si trajner i fitnesit, e më pas edhe sipas kërkesave edhe si trajner personal në klubin e fitnesit “Kristal” në Ferizaj.

Prej asaj periudhe e mora edhe më seriozisht dhe mu shtua dëshira që t’iu futem edhe garave. Vendosa të përgatitem për gara dhe mora pjesë sivjet. Isha ndër personat më të ri për nga mosha dhe me 10 shtator në Rahovec u shpërbleva në dy kategori “Fitness Classic” me vendin e parë dhe “Fitnes Physique” me vendin e katërt”- rrëfen Aldon Sadiku.

Një karakteristikë tjetër e tij është se përveç fitnesit ai është edhe i licensuar si zhytës shpëtimi. Ai është licensuar në vitin 2015 dhe është në gjendje gatishmërie kurdo që dikush ka nevojë.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat