Hakohet llogaria në Instagram e Cheryl

Mediale Vip

Hakohet llogaria në Instagram e Cheryl

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 17:13
Cheryl Fernandez-Versini

Ish gjykatësja e X Factor-it duket se i është hakuar llogaria në rrjetin e saj social.

Cheryl ishte viktimë e hakerave të cilët akuzonin të dashurin e saj Liam Payne, shkruan The Mirror.

Ish gjykatësja e X Factor-it, e cila thuhet se po pret fëmijën e saj të parë me këngëtarin e One Direction-it, sic duket nuk e ka më kontrollin e llogarisë së saj të Instagram-it, pasi që po publikohen sharje dhe fotografi satanike para miliona ndjekësve të saj.

Një fotografi shihet një kryq të bardhë të kthyer mbrapsht, prapa një sfondi të zi, bashkë me mesazhin “666 F...Liam Payne”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat