Si dukej Kim kur ishte adoleshente

Mediale Vip

Si dukej Kim kur ishte adoleshente

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 23:50
Kim Kardashian

Kim Kardashian, është duke pushuar nga rrjetet sociale për tu rimëkëmbur nga grabitja që i ndodhi në fillim të tetorit në Paris.

Por këtë mungesë të Kim në internet, po e zëvendësojnë miket e saj.

Të enjten – një ditë përpara se ajo t’i mbush 36 vjet, mikja e fëmijërisë së saj, Allison, publikoi disa fotografi të rinisë së tyre.

Në disa fotografi që ka postuar ajo shihet ylli i reality show, duke vozitur një veturë BMW në ditëlindjen e 16 të saj.

Në këto fotografi shihet edhe babai i saj, Robert Kardashian.

“Vështirë të besohet se 20 vjet më parë, unë dhe Kim mbushëm 16 vjet dhe mësuam se si të vozisim. Kim nuk besonte se do merrte për dhuratë një veturë, pasi babai i saj i kishte thënë se ajo nuk do pranonte dhuratë një veturë në moshën 16 vjeçare. Por kur Kim doli jashtë pas drekës pa veturën e saj BMË të re të parkuar dhe u befasua shumë”, ka thënë Allison.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat