Zuckerberg tregon fjalën e parë të vajzës, do t’iu befasojë

Mediale Vip

Zuckerberg tregon fjalën e parë të vajzës, do t’iu befasojë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 13:18
Mark Zuckerberg me bashkëshorten dhe vajzën

Qentë mund të jenë shokët më të mirë të fëmijëve. Të paktën ky duket të jetë rasti në familjen Zuckerberg, ku qeni i tyre i quajtur Beast, ka fituar zemrën e vajzës 1 vjeçare Max, të themeluesit të Facebook Mark dhe gruas së tij, pediatres dhe filantropistes Priscilla Chan.

Këtë të mërkurë, Zuckerberg ndau një foto të vogëlushes me qenin e saj flokëgjatë.

“Max e dashuron Beast. Fjala e saj e parë: qen”, ka shkruar ai poshtë fotos. Beast nuk është i panjohur, pasi ai ka edhe një faqe të tijën në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat