Ja si e uron Rita Ora motrën e saj për ditëlindje

Mediale Vip

Ja si e uron Rita Ora motrën e saj për ditëlindje

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:19
Rita Ora Elena

Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 28-të.

Meqë rast Rita edhe gjeti kohën të shpreh ndjenjat e saj për motrën, në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një fotografi ku shihen dy motrat në një orë baleti dhe të kapura për dore.

Kësaj fotografie ajo i ka shtuar një përshkrim mjaft prekës, “Çfarë do të bëja pa ty? Vetëm zoti e di. Ti je gjithçka dhe arsyeja që unë jam ‘unë’ sot. Çdoherë që më qorton e di që e bën sepse më do. Më kujtohet kur nëna na vishte me rroba të ngjashme dhe unë filloja të qaj sepse nuk kisha të veshur rrobat e njëjta sikur ato që kishe veshur ti dhe ti më jepje tuajat sepse këtë e bëjnë motrat e mëdha. Ne e ndërtuam këtë së bashku dhe do të vazhdojmë përgjithmonë! Jam shumë krenare me ty dhe me gjithçka që ke arritur deri tani. Urime ditëlindja motërz!”, shkroi Rita.

Më poshtë mund të gjeni edhe fotografinë e publikuar nga Ora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat